Kurse të Gjuhës Angleze

Nuk mund të mendojmë për një të ardhme pa njohuri të gjuhës angleze!

Kurset e gjuhës angleze që ofrohen pranë qëndrës sonë janë të disa niveleve, duke filluar që nga kurse për grupmosha 5-9 vjecare e deri në kurse speciale në fusha të ndryshme. E gjithë metodika e përdorur nga stafi ynë është pjesë e publikimeve të Oxford University Press.

Kurse për fëmijët e vegjël (5-9 vjec)

Mirësevini në botën magjike në të cilën gjuha angleze do të thotë argëtim! Aty do të gjeni ngjyra, vizatime, fantazi, dhe histori.
Për më tepër ne i ekspozojmë fëmijët ndaj anglishtes nëpërmjet videove, këngëve dhe kasetave audio në mënyrë që t’u japim mundësinë që të thithin sa më shumë njohuri të jëtë e mudur.

SEANCA NË JAVË KOHA NUMRI I NXËNËSVE LIBRI CMIMI
 2 3-5 Muaj 5-10  Starters 3000 Lekë

Kurse për fëmijë (10-14 vjec)

Kombinimi i mësimdhënies motivuese, i metodave si dhe teknologjisë pasqyron kërkesat dhe interesin e fëmijëve që shtohet, ndërsa frymëzohen dhe futen në botën e adoleshentëve modern përmes temave plot imagjinatë dhe emocione.
Librat gërshetohen me video, DVD, kaseta audio.

SEANCA NË JAVË KOHA NUMRI I NXËNËSVE LIBRI CMIMI
 2 3-5 Muaj 5-10  Let\'s Go 3000 Lekë

Niveli A1: Fillestar
Studenti i nivelit A1 mund të kuptojë dhe të përdorë shprehje të fjalorit të përditshëm dhe fraza shumë themelore në përputhje me nevojën e një tipi konkret. Mund të prezantojë veten dhe të tjerët, mund të bëjë bëjë pyetje dhe të japë përgjigje mbi detajet personale të tilla si ku jeton ai/ajo, rreth njerëzve që ai/ajo njeh dhe për gjërat që zotëron. Mund të komunikojë thjesht nëse personi tjetër flet ngadalë dhe qartë dhe i gatshëm të të ndihmojë.

SEANCA NË JAVË KOHA NUMRI I NXËNËSVE LIBRI CMIMI
 2 3-5 Muaj 5-10  New English file 3000 Lekë

Niveli A2: Elementar

Studenti i nivelit A2 mund të kuptojë fjali dhe të përdorë shprehje tematike të përdorimit të përditshëm (p.sh. informacione të përgjithshme personale dhe familjare, aktiviteti tregtar, gjeografia locale, punësimi). Mund të komunikojë në rrethana të thjeshta dhe të zakonshme që kërkojnë një shkëmbim direkt mbi situata të thjeshta dhe të zakonshme. Mund të përshkruajë në terma të thjeshtë aspekte të formimit kulturor të tij/saj, situata të drejtpërdrejta dhe çështje rreth zonave me nevoja imediate (të drejtpërdrejta).

SEANCA NË JAVË KOHA NUMRI I NXËNËSVE LIBRI CMIMI
 2 3-5 Muaj 5-10  New English file 3000 Lekë

Niveli B1: Para-mesatar
Cambridge Exams: Preliminary English Test
57 pikë në TOEFL iBT
4.0 në IELTS

Studenti i nivelit B1 mund të kuptojë pikat kryesore në një komunikim të qartë standart rreth çështjeve familjare që hasen rregullisht në punë, shkollë, në kohën e lirë, etj. Mund të përballet me situata që kanë të ngjarë të ndodhin në udhëtim e sipër në një zonë ku flitet në atë gjuhë. Mund të riprodhojë tekste të thjeshta që kanë lidhje me temat e zakonshme ose me interesin personal. Mund të përshkruajë përvoja dhe ngjarje, ëndrra, shpresa, ambicje, dhe shkurtimisht të jape arsye dhe shpjegime rreth ideve dhe planeve.

SEANCA NË JAVË KOHA NUMRI I NXËNËSVE LIBRI CMIMI
 2 3-5 Muaj 5-10  New English file 3000 Lekë

Niveli B2: Mesatar
Cambridge Exams: First Certificate English
87 pikë në TOEFL iBT
5.5 në IELTS

Studenti i nivelit B2 mund të kuptojë idetë kryesore si në temat konkrete ashtu dhe në ato abstrakte, duke përfshirë diskutime teknike në fushën e tij/saj të specializimit. Mund të komunikojë me një shkallë të tillë rrjedhshmërie dhe spontaniteti që bën të mundur një bashkëveprim të rregullt me vendasit pa krijuar tensione tek asnjëra palë. Mund të riprodhojë tekst të qartë dhe të detajuar mbi një gamë të gjerë tematikash dhe të shpjegojë këndvështrimin mbi një çështje tematike duke dhënë avantazhin dhe disavantazhin mbi lloje alternativash.

SEANCA NË JAVË KOHA NUMRI I NXËNËSVE LIBRI CMIMI
 2 3-5 Muaj 5-10 New English file 3000 Lekë

Niveli B2: Mesatar
Cambridge Exams: First Certificate English
87 pikë në TOEFL iBT
5.5 në IELTS

Studenti i nivelit B2 mund të kuptojë idetë kryesore si në temat konkrete ashtu dhe në ato abstrakte, duke përfshirë diskutime teknike në fushën e tij/saj të specializimit. Mund të komunikojë me një shkallë të tillë rrjedhshmërie dhe spontaniteti që bën të mundur një bashkëveprim të rregullt me vendasit pa krijuar tensione tek asnjëra palë. Mund të riprodhojë tekst të qartë dhe të detajuar mbi një gamë të gjerë tematikash dhe të shpjegojë këndvështrimin mbi një çështje tematike duke dhënë avantazhin dhe disavantazhin mbi lloje alternativash.

SEANCA NË JAVË KOHA NUMRI I NXËNËSVE LIBRI CMIMI
 2 3-5 Muaj 5-10  New English file 3000 Lekë

Niveli C1: Mbi-mesatar
Cambridge Exams: Certificate in Advanced English
110 pikë në TOEFL iBT
7.0 në IELTS

Studenti i nivelit C1 Mund të kuptojë një gamë të gjerë kërkesash, tekste të gjata, dhe të perceptojë idenë e përçuar. Mund ta shprehë veten rrjedhshëm dhe spontanisht pa pasur nevojë të bëjë kërkime për shprehje. Mund ta përdorë në mënyrë efikase gjuhën e zotëruar në rrethana shoqërore, akademike dhe qëllime profesionale. Për tematika të ndërlikuara, mund të riprodhojë një tekst të detajuar, të qartë dhe të ndërtuar mirë, duke treguar një përdorim të kontrolluar të modeleve organizative, konektorëve dhe pajisjeve kohezive.

SEANCA NË JAVË KOHA NUMRI I NXËNËSVE LIBRI CMIMI
 2 3-5 Muaj 5-10  New English file 3000 Lekë

Niveli C2: i Avancuar
Cambridge Exams: Certificate of Proficiency in English
>110 pikë në TOEFL iBT
>8.5 në IELTS)

Studenti i nivelit C2 mund ta kuptojë me lehtësi pothuajse çdo gjë që dëgjon dhe lexon. Mund të përmbledhë informacionin e marrë nga burime të ndryshme të foluri dhe të shkruari, duke i radhitur argumentet dhe detajet në një prezantim koherent. Mund ta shprehë veten spontanisht, shumë saktë dhe rrjedhshëm, duke zgjedhur kuptimin më të përshtatshëm edhe në situatat më të ndërlikuara.

SEANCA NË JAVË KOHA NUMRI I NXËNËSVE LIBRI CMIMI
 2 3-5 Muaj 5-10 New English file 3000 Lekë

Kurse të hartuara sipas kërkesave të aplikantit

3Trecon IT ofron gjithashtu sisteme trajnimi të cilat mund të ndërtohen sipas nevojave specifike dhe kohës së përcaktuar nga aplikanti.

Kurse speciale: ne fushën e Biznesit.

Për të gjithë ata që duan të përmirësojnë aftësitë e tyre në lëmin e Biznesit, pasi kanë fituar njohuri të konsiderur të zotërimit të gjuhës angleze, mund të ndjekni kursin e Anglishtes së Biznesit, kurs i cili do të përfshijë në vete ligjërata dhe ushtrime konkrete me tema dhe terminologji në punën e përditshme të biznesit.

Në përfundim të këtij kursi pavarësisht aftësive tuaja në gjuhën angleze, ju do të jeni në gjëndje të kryeni detyra nga ato më të thjeshtat si : biseda në telefon, dërgime faksi etj deri tek ato më të komplikuarat si: negocime në biznes, prezantime, debate, etj.

Këto kurse janë të krijuara në mënyrë të posacme për t’i shërbyer kërkesave të vecanta të secilit individ duke u përshtatur objektivave të tij me anë të ndërthurjes së ushtrime praktike dhe komunikime interactive me qëllim përvetësimin sa më të mirë të gjuhës angleze.

Business English Certificates (BEC)

Certifikata për anglishte biznesi (BEC) është ndërkombtarisht e njohur si test që tregon aftësitë tuaja si të të komunikuarit në Anglisht ju si të punësuar.

BEC është test i anglishtes me anë të cilit përftohet Certifikata për Anglishte Biznesi, ndërkombtarisht e njohur, për të gjithë të interesuarit për karrierë në biznes. Ekzistojnë tre nivele të ndryshmë të BEC testit: BEC Preliminary, BEC Vantage and BEC Higher.

Kurse për Certifikata:

Ne organizojmë kurse pregatitore për certifikatat e njohura të Cambridge: FCE, CAE, CPE, IELTS, si dhe per TOEFL, për të gjithë ata studentë që duan të ndjekin studime universitare, apo pas universitare jashtë shtetit.

FCE

FEC ose First Certificate in English është niveli i tretë i testimeve për gjuhën angleze sipas Cambridge edhe ESOL-English for Speakers of Other Language.
Është testim i nivelit upper-intermediate ose niveli B2 sipas Kuadrit të Përbashkët Europian të Referencës për Gjuhët (CEFR). Kandidatët që do të kalojnë me sukses këtë testim do të pajisen me certifikatën e lëshuar nga Universiteti i Cambridge.

ECCE

The Examination for the Certificate of Competency in English ose ECCE është testim për nivelin Higher-Intermediate të anglishtes si gjuhë e huaj. Me ECCE më së shumti analizohet pjesa e të komunikuarit në Anglisht se sa njohja formale e gjuhës angleze, dhe është parësishte dedikuar për kursantë që kanë aftësi të fituara aftësi në të katër fushat Dëgjim, Shkrim, Lexim dhe Komunikim.

SAT

Me anë të testimit SAT ju do të mund ti tregoni kolegjit ku keni dëshirë të regjistroheni se c’ka dini dhe c’ka jeni i aftë të bëni.
Të testuarit me SAT test nënkupton impenjimin tuaj për të mësuar ose studiuar në një universitet të caktur dhe gjithashtu hedh bazat për një sukses të siguruar në karrierën tuaj të ardhshme.

IELTS dhe TOEFL

IELTS dhe TOEFL, testet më të pranuara të gjuhës angleze në të gjithë botën, masin mundësinë e të huajve që flasin anglisht ta përdorin dhe kuptojnë anglishten ashtu si flitet, shkruhet dhe dëgjohet në kolegje dhe universitete anëembanë.

Programi është i bazuar në modulin akademik [IELTS Academic module] ose të përgjithshëm [IELTS General module] të IELTS-it.  Kurrikulumi  është i strukturuar në bazë të 5 mjeshtërive të domosdoshme për plotësimin e njohurive në gjuhën angleze:

  1. Lexim
  2. Dëgjim
  3. Gjuhë e Folur
  4. Gjuhë e Shkruar
  5. Gramatikë

Aktualisht ekzistojne dy mënyra të testimit për TOEFL: iBT ose internet-based Test (dmth testim përmes inetrnetit) dhe PBT ose Paper- based Test (dmth testim me anë të testit në formë të thjeshtë të shkruar).

Pranë nesh studenti  në kurset pregatitore për provimin e IELTS  studenti, përveç leksioneve dhe seminareve, ka të programuar edhe zhvillimin e testime reale të aplikuara në muajt më të fundit.