Kurse të Gjuhës Gjermane

Gjithashtu pranë qëndrës sonë mbahen kurse për niveli A1, A2, B1 dhe B2 si dhe C1 dhe C2 të gjuhës gjermane. Kurset organizohen sipas shkallës së njohjes së gjuhës (prej atij fillestar deri te ai më i larti) dhe moshës (Gjermanisht për të rritur dhe Gjermanisht për fëmijë).

Mënyra e të mësuarit është interaktive dhe përfshinë disa metoda. Përvec ligjëratave klasike ku meren njohuritë themelore duke filluar nga alfabeti i gjuhës dhe në vijim, gjithashtu librit që shfrytëzohet për punë pra Schritte International i është bashkangjitur edhe CD me pjesët për dëgjim që përforëcojnë të komunikuarit. Ky libër është i rekomanduar nga Instituti Goethe, përgjegjës për provimet e gjuhës gjermane në mbarë botën.

Gjithashtu studentët mësohen që të shkruajnë ese të shkurtëra në lidhje me përjetimet personale, biografi të shkurtër, dhe të shprehin mendime të ndryshme për cështje të jetës së përditshme. Niveli i parë pra përfshin: të lexuarit, pjesën me shkrim (ese të shkurtëra), të dëgjuarit, dhe identifikimine objekteve të ndryshme.

SEANCA NË JAVË KOHA NUMRI I NXËNËSVE LIBRI CMIMI
 2 3-5 Muaj 5-10 Lagune 1 4000 Lekë

Niveli i dytë përfshin avancim në të mësuar duke kaluar nga njësitë themelore gramatikore në ato më të zgjeruara, shtohet bagazhi i fjalorit si dhe avancimi në të komunikuar.

SEANCA NË JAVË KOHA NUMRI I NXËNËSVE LIBRI CMIMI
 2 3-5 Muaj 5-10 Lagune 2 4000 Lekë